Apple prezantoi sot në një event madhështor iPhone 16. Megjithëse u paralajmëruar më herët nga vetë kompania për një sërë ndryshimet së jashtme të telefonit të ri, ajo e cila padyshim tërhoqi vëmendjen dhe nxiti kureshtjen e të gjithëve ishte integrimi i inteligjencës artificiale, e cila është konsideruar si fillimi i një epoke të re. “Apple Intelligence” do të përdoret në modelin e ri të iPhone 16, e cila përfshin disa veçori.

Siri bëhet më i zgjuar: Me inteligjencën artificiale Siri do të jetë në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve duke përdorur informacione nga të gjitha aplikacionet e shumta. Për shembull Siri mund të përmbledhë informacioni e një dokumenti që iu është dërguar ose mund t’iu tregojë se si do të jetë moti apo t;iu rikujtojë takimet e rëndësishme që keni shënuar në kalendar.

Emoji të reja: Inteligjenca artificiale e Apple do të bëjë të mundur që përdoruesit e saj të krijojnë emoji-t e tyre me tekst në iMessage.

Partneriteti OpenAI: Në situatat kur teknologjia e OpenAi ëhstë më e përshtatshme për t’iu përgjigjur pyetjeve të përdoruesve, Apple do i lejojë ata që të kërkojnë ChatGPT në ven të kësaj. Ky integrim do të funksionojë drejtpërdrejt nga pajisja e tyre Apple dhe nëse një përdorues nuk ka nju llogari ChatGPT.

Aplikacionet e fshehura: Përditësimet e reja do u japin përdoruesve akoma më shumë privatësi. iPhone 16 do i lejojë përdoruesit që të kyçin disa aplikacione në mënyrë që vetëm ata t’i hapin nuk përdorur “Face ID”, “Touch ID” ose fjalëkalimin e tyre. Ata gjithashtu mund të bëjnë të “padukshëm” aplikacionin në mënyrë që të mos u shfaqet në ekranin e tyre bazë dhe asnjë aplikacion të mos shfaqet diku tjetër në sistemin e tyre.

Transkriptimi i thirrjeve në kohë reale: Përdoruesit e telefonit të ri do të jenë në gjendje të regjistrojnë dhe krijojnë transkriptime të thirrjeve direkte nga aplikacioni i telefonit.

Inteligjenca vizuale: Një veçori e re do të jetë edhe kontrolli i kamerës me anë të një butoni në anë të telefonit, e cila do të japë akses në aktivizimin e “inteligjencë vizuale”. Pasi përdoruesi të klikojë butonin e  kamerës dhe ta drejtojë atë  për shembull te një restorant iPhone 16 do të nxjerrë të gjitha informacionet që lidhen me restorantin si komente, mund të nxjerrë menynë apo t’u japë mundësi të bëni dhe rezervime. Nëse fotografoni një qen apo një kafshë tjetër do u nxjerrë informacione për racën e qenit apo të kafshës që keni fotografuar.

Përveç ndryshimeve në sistem nga inteligjenca artificiale iPhone 16 do të vijë edhe me një sërë ndryshimesh të reja fizike. Telefonat e rinj vijnë në ngjyrë të bardhë, të zezë, kafe, lela, jeshile dhe rozë.

Ato gjithashtu janë të disponueshme në dy madhësi, 6.1 inç për iPhone 16 dhe 6.7 inç për iPhone 16 plus. Ekrani i iPhone 16 Pro është 0.2 inç më i madh se modeli i iPhone 15 Pro. Por i nivelit fillestar është 6.3 inç dhe Pro Max është 6.9 inç. Apple tha se pajisja përfshin kufjet më të hodha deri tani dhe ka baterinë më jetëgjatë në krahasim me çdo iPhone tjetër të dalë në treg. iPhone 16 Por dhe Pro Max vijnë në ngjyrat titan i bardhë, titan më i errët në të zezë, titan natyrat dhe një titan shkretëtirë me ngjyrë kafe.

Pajisja lejon gjithashtu të shkrepni në rezolucion 4K me 120 korniza për sekondë, me aftësinë për ta bërë videon me lëvizje të ngadaltë pas regjistrimit të një klipi, në vend që të përpiqeni të kapni cilësimin e duhur ndërsa veprimi po ndodh. Linja Pro po merr gjithashtu një rritje të regjistrimit audio, duke përfshirë audio hapësinore me zhurmë të reduktuar në sfond, duke i mundësuar videove të përzgjedhin bisedat nga njerëzit e përqendruar në video nga zhurma e ambientit përreth tyre.

Gjatë eventit Apple bëri të ditura edhe çmimet për çdo seri të iPhone 16. iPhone 16 në tregun amerikan do të shitet për 799 dolarrë, kurse iPhone 16 Plus për 899 dollarë. iPhone 16 Pro i ri do të kushtojë 999 dollarë dhe iPhone 16 Pro Max do të kushtojë 1,199 dollarë, njoftoi kompania të hënën.

Gjigandi i teknologjisë zbuloi gjithashtu edhe versionin më të fundit të AirPods dhe orën e re Apple Watch 10 e cila është ora më e hollë digjitale e prodhuar deri më tani./tvklan.al