Gjigandi i teknologjisë Apple pritet që të prezantojë iPhone 16 sot në një event të madh ditën e sotme. Edhe pse telefoni i ri do të ketë disa ndryshime të vogla të jashtme, Apple pretendon se ndryshimet e brendshme të telefonit kanë për të qenë të padëgjuara më parë dhe kanë për të entuziazmuar klientët besnikë të Apple.

Kompania ka lënë të kuptohet tashmë për disa nga gjërat që “Apple Intelligence” do të jetë në gjendje të bëjë: do të mundësojë biseda më të natyrshme me Siri, do të ndihmojë në hartimin e emaile-ve, do ta bëjë më të lehtë gjetjen e momenteve specifike në albumet tuaja fotografike dhe do të përfshijë informacionin personal të përdoruesve në përgjigjet. Detyra e kompanisë në prezantimin e sotëm do të jetë t’u tregojë përdoruesve të iPhone se çfarë do të duket në jetën reale.

Prej kohësh një pjesë e klientëve kanë shprehur se kompania nuk po bën ndryshime apo përmirësime të dukshme për sa u përket risive.

Kompania do të prezantojë linjën e parë të iPhone-ve të ndërtuar për inteligjencën artificiale. Kjo është edhe një provë për kompaninë për të bindur klientët e saj që të investojnë në produktet që ofron. Ajo gjithashtu duhet të bindë investitorët se nuk ka ngelur prapa në garën për inteligjencën artificiale, pasi rivalët e saj tashmë kanë nxjerrë në treg veçori të ngjashme me teknologjinë e re.

Që nga lançimi i iPhone 12 me lidhjen 5G në vitin 2020, kompania u ka dhënë klientëve të saj disa arsye për të blerë gjeneratat e fundit. iPhone-t njihet kryesisht për nxjerrjen e fotove të bukura, prandaj dhe kompania ka investuar më tepër në këtë sektor.

Kamerat e telefonit kanë avancuar kryesisht deri në atë pikë sa janë të mjaftueshme për nevojat e përditshme të shumicës së njerëzve pa ndryshime të mëdha në ‘hardware’ dhe pikërisht kjo nuk është e mjaftueshme për një pjesë të klientëve. Prandaj dhe shitja e telefonave që bëjnë rreth gjysmën e të ardhurave të kompanisë kanë qenë më të ngadalta se në vitet e mëparshme.

Sipas analistëve, eventi i madh për prezantimin e iPhone 16 ka të bëjë me përmirësimin e markës. Teksa parashikohet që Apple të nxjerrë në pah një sërrë ndryshimesh në produkte dhe shërbime të ndryshme si në AirPods madje edhe Apple Tv+./tvklan.al