Kishin legalizuar objekte që nuk ekzistonin në terren ose i dokumentonin në sipërfaqe më të mëdha seç ishin në gjendje faktike, drejtori i ALUIZNI-t të Durrësit në bashkëpunim me 5 specialistë të kësaj drejtorie kallëzohen penalisht nga Taska Forca Antikorrupsion.

Vetëm javët e fundit kjo strukturë e drejtuar nga ministrja e drejtësisë ka firmosur për 26 masa disiplionore, shkarkimin nga detyra të drejtuesit dhe 5 specialistëve të drejtorisë së ALUIZNI-t Durrës.

Bazuar në rekomandimin e Task Forcës Antikorrupsion, është shfuqizuar leja e legalizimit nga autoriteti që ka lëshuar aktin, e dhënë në kundërshtim të ligjit si dhe është lëshuar urdhër kufizimi të pasurisë me qëllim mbrojtjen e pronës. Task Forca ka dërguar për ndjekje penale dhe drejtorin, një përgjegjëse sektori dhe një punonjës të burgut të Krujës si dhe dy punonjës policie të Burgut të Vaqarrit për shpërdorim detyre, por pa specifikuar se ku konsiston shkelja.

Ndërkohë pas kallëzimit nga kjo strukturë policia e Devollit ka ndaluar një specialist në hipotekën e këtij qyteti pasi i ka marrë ryshfet për një shërbim publik një qytetari, i cili më pas e ka denoncuar.

Tv Klan