Ditën e sotme në emisionin “Stop” u transmetua një video, ku u shfaq një polic duke falur shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor në këmbim të parave.
Në zonën e Zogut të Zi, një qytetar hyri me makinë në një parakalim të gabuar, duke shkelur madje edhe sinjalistikën për ndalimin e këmbësorëve, por pasi i dha para policit rrugor, ai vendosi të mos e çojë para komisionit.
Polici Rrugor –
Për atë manovrën aty dhe atë lloj shpejtësie, që ishe aty
ti do marrësh masa, sepse aty thotë një vend ndalim këmbësorësh.
Qytetari – Q… robt! Dita e parë që vij në Shqipëri dhe veni gjobë, or burrë!
Polici Rrugor –
Po ti e pe vetë sesi po ecje.
Qytetari – Mirë veje gjobën, ça ke për të vënë, hajde!
Polici Rrugor –
Në rregull!
Qytetari – Veje gjobën, o vëlla, s’ka problem! Sa është gjoba?
Polici Rrugor –
Gjobën e vendos komisioni, sa lekë do e marrësh.
Qytetari – Si komision?
Polici Rrugor –
Patjetër!
Qytetari – Komision për këtë? Seriozisht e ke?
Polici Rrugor –
Po hë! Si t’u duk ty? Si po ecje?
Qytetari – Po parakalim bëra, parakalim i gabuar, por jo komision, o burrë! Ve një masë gjobe, po jo komision se s’ka kuptim! Ç’është kjo punë?!
Polici Rrugor –
Po ça të të shkruaj? I bie mos të ta shkruaj, më mirë të fal!
Qytetari – Po mirë, më fal! Po të jap një kafe dhe hajt shëndet! Prit aty sa të shkoj të thyej lekët se s’kam lekë shqiptare!
Polici Rrugor –
Hape krahun aty, më andej!
Qytetari – Leka për xhaxhi policin!
Hë shefi? Ja, se ta jap prapë!
Polici Rrugor –
Na merri këto dhe mos ec në atë lloj mënyre që ecën! Dakord?
Qytetari – Na shihi! Shihi, shihi se s’i ke parë mirë! (qytetari i jep lekët policit).
Polici Rrugor –
A je dakord kështu?
Qytetari – O po erdha më në Shqipëri unë…
Polici Rrugor –
Po erdhe më në Shqipëri?! Pse?
Qytetari – Po ça thu, or burrë! Këtu është katastrofë!
Polici Rrugor
–
Po të ecësh tamam, nuk është katastrofë.
Qytetari – Po leje, o burrë, se aty hyn në rreth si kafshë, mirë që s’të shtypin, të ecësh tamam…
Polici Rrugor –
Po të ecësh avash, po të ecësh me rregulla… Edhe në Gjermani të ecësh tamam nuk të bezdis policia, gjithandej njësoj është.
Qytetari – Hajde mirupafshim!
Polici Rrugor –
Mirupafshim!
Pra, polici rrugor pavarësisht faktit që i mori para drejtuesit të automjetit për të mos e nxjerrë para komisionit, e këshilloi madje të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor./
tvklan.al