Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka marrë pjesë ditën e sotme në aktivitetin “Promovimi i Udhëzimit të Shkollave të Sigurta”. Gjatë fjalës së tij, ministri Balla ka thënë se po punojnë për financimin e një projekti për të pajisur me kamera rrugët e 19 qyteteve më të mëdha të vendit që çojnë fëmijët në shkollë, si fazë e parë.

Taulant Balla: Po punojmë me partnerët për të siguruar financimin e një projekti të madh, pajisje me kamera të 19 qyteteve më të madhe të vendit si fazë e parë, me fokus të gjithë rrugët që çojnë fëmijët në shkolla. Ky është një dimension i rëndësishëm i garantimit të sigurisë që shoqërohet me siguri policiore.

Më tej, ministri Balla ka deklaruar se shumë shpejt do të kemi 200 kilometrat e para të vendit të monitoruar me kamera dhe radarë, për të cilën ka thënë se do të sjellë më shumë siguri në vend.

Taulant Balla: Për ta zëvendësuar rolin që kryen policia me kamerat dhe radarët dhe shumë shpejt do të keni të mundur 200 kilometrat e para të vendit të monitoruar me kamera dhe radarë që të mos kemi postoblloqet policore që në shumë raste nuk janë gjëja me e mirë. Prezenca e policisë në rrugë për një pjesë sjell siguri dhe për një pjesë, tregon një mungesë të zhvillimit. Jemi në rrugën e duhur për të garantuar më shumë siguri. Pjesa tjetër lidhet me rezulatet e deritanishme të sigurisë në shkolla. Më shumë se 200 ditët e kësaj pakete, 1 mijë e 100 shpërndarës të lëndëve narkotike të ndaluar nga Policia e Shtetit që është aty me gatishmëri të lartë për t’i rikthyer përsëri në qendrat e vuajtjes së dënimit nëse guxojnë të përdoren përsëri nga grupet kriminale sa i përket prodhimit, trafikimit dhe shitjes së lëndëve narkotike./tvklan.al