Veliaj: Investim me standarde europiane

Në Kodër Kamëz vijon ndërtimi i 2 shkollave të reja, ajo 9-vjeçare “Nënë Tereza” dhe shkolla e mesme “John F. Kennedy” me një kapacitet prej 2 mijë nxënësish. Punimet i pa nga afër kryebashkiaku Erion Veliaj teksa tha se ky investim ndikon drejtpërdrejt tek femijet e ketij komuniteti.

Me cilësinë e punimeve që po bëjmë këtu, besoj se nuk ka asnjë arsye të torturojmë fëmijët me autobusë lart e poshtë, për të shkuar në një shkollë më afër qendrës, sepse falë portalit do të kemi një mundësi fantastike që mësuesit më të mirë do të vijnë te shkolla e re”, tha Veliaj.  

Veliaj riktheu edhe njëherë në vemendje protestat që pasuan miratimin e këtij projekti. “Mësimi i parë është se sherri i madh vetëm e vonon punën. Por, gjërat e mira do të bëhen. I kam dëgjuar edhe ish-deputeten, edhe deputeten, edhe ish-kryetarin e Bashkisë, që thonin do bëhen pallate. Patjetër, sepse vetë i kishin nisur dhe firmosur për pallate. Por, erdhi administrata e re dhe jo, sepse fusha e Laprakës ka një kuptim për atë komunitet që nuk shlyhet me një leje ndërtimi”, shtoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Të dy shkollat janë pjesë e programit për ndërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë, të cilat synojnë të rrisin cilësinë e mësimdhënies në kryeqytet.

Tv Klan