Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbërritur në Shqipëri në vijim të turit të saj të lamtumirës në Ballkanin Perëndimor. Ajo zbriti në aeroportin e Rinasit, ku u prit nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka shprehet e nderuar që i ka uruar mirëseardhjen kancelares gjermane.

“Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin  eruopian të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë”, shkruan Xhaçka.

Ministrja Xhaçka shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko dhe ai i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf./tvklan.al