Kancelarja gjermane Angela Merkel nis vizitën zyrtare në Tiranë


Kancelarja gjermane Angela Merkel nis vizitën zyrtare në Tiranë

10:20 14/09/2021

Takim kokë më kokë me Kryeministrin Rama

13:51-Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama takohen me të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Kancelarja ishte në mjediset e një investimi më të ri gjerman në Shqipëri. “Planifikoja të vija në të gjitha vendet tuaja, por ishte e pamundur”, u tha Merkel kryeministrave dhe falenderoi Ramën që i mirëpriti në Tiranë.

12:34-Takimet kokë me kokë me liderët e Ballkanit do të bëhen pas konferencës me Ramën. Rreth orës 16:30 kur pritet që të mbarojë takimi Merkel-Kurti, ky i fundit do të japë deklaratë për mediat.

11:48-Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Kryeministri Edi Rama janë nisur drejt Tirana Business Park ku do të takohen me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Mësohet se Merkel do të takohet veç e veç me të gjithë udhëheqësit dhe më pas do të zhvillohet një mbledhje e përbashkët. Vizita e kancelare pritet të mbyllet në orën 14:30, ku do të ketë një konferencë për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

11:44-Kanë mbërritur disa delegacione në Tirana Business Park aty ku do të zhvillohet një takim mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe ku do të jetë pjesëmarrëse edhe Angela Merkel. Deri më tani ka mbërirtur delegacioni i Kosovës, Malit të Zi. ka qenë surprizë edhe mbërritja e delegacionit të Serbisë, Ana Brnabiç, e cila nuk ishte përfshirë në axhendën e ditës së sotme. Merkel do të ketë takim veç e veç me udhëheqësit e vendeve dhe më pas do të zhvillohet një takim i përbashkët.

11:39-Ka përfunduar takimi kokë më kokë mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Më pas ka pasur nisë një takim mes dy delegacioneve ku kanë marrë pjesë edhe dy liderët. Pas kësaj ata pritet t’i drejtohen Tirana Business Park ku do të mbahet edhe takimi i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor.  

10:30-Kancelarja gjermane Angela Merkel ka nisur vizitën e saj zyrtare në kryeqytetin e shqiptar. Ajo ka mbërritur në Pallatin e Brigadave ku u prit nga Kryeministri Edi Rama, me të cilin do të ketë një takim kokë më kokë. Pas kësaj do të marrë pjesë në takimin mes dy delegacioneve.

09:45-Kancelarja Merkel u prit në Aeroportin e Rinasit nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

“Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë”, shrkuajti Xhaçka në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Xhaçka shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko dhe ai i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf

Pjesë e axhendës është edhe takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, me praninë e kryeministrave të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës. Vizita 6 orëshe në Tiranë do të mbyllet me konferencë për shtyp të Kancelares dhe Kryeministrit Rama në orën 14:30.

Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe procesi i Berlinit, i nisur 7 vjet më parë me iniciativën e Kancelares.

Vizita vjen 2 javë para zgjedhjeve në Gjermani. Policia e Shtetit ka njoftuar se për shkak të kësaj vizite do të ketë kufizim të lëvizjes në disa akse rrugore./tvklan.al








Të ngjashme