Real Madrid në pole position, Perez ka gati ofertën për sulmuesin

Yjet e futbollit duket se janë të lidhura ngushtë me kualifikimin e skuadrës së tyre në kompeticionet europiane. E njëjta situatë pritet të ndodh me kapitenin e Tottenham Hotspur, Harry Cane. Londinezët nuk po kalojnë një formë të mirë në kampionat dhe janë shumë larg objektivit kualifikim në Ligën e Kampionëve dhe për këtë, Kane po mendon largimin.

Sulmuesi ka kërkuar largimin prej kohësh dhe duket se dëshira do t’i plotësohet këtë Verë. Sipas asaj që raportojnë së fundmi mediat angleze, presidenti Daniel Levi është dorëzuar dhe ka vendosur çmimin për largimin e tij.

Përveç çmimit prej 150 milionë eurosh, Levi ka dhe një kusht tjetër. Kane nuk do të shitet në Angli, por vetëm nëse bëhet fjalë për ndonjë ekip jashtë Premier League. Real Madrid është favoriti kryesor për të nënshkruar me Kane që shikon tek 27-vjeçari partnerin ideal për Karim Benzema. Së bashku me francezin, Kane do formonte një dyshe fantastike në “Santiago Bernabeu” dhe që premton shumë.

Klan News