Një 31 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka kanosur me armë zjarri dy persona pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia e Fierit tha se Bushi Hatillari, banues në  Roskovec, u kap me një pistoletë tip “Zastava”, 6 fishekë dhe 1 gëzhojë, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kurjanit” kishte kanosur 27-vjeçarin J.T. dhe 35-vjeçarin D.H.

I riu tashmë do të përballet në gjykatë me akuzat për “kanosje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”./tvklan.al