Një stacion policie është sulmuar me koktej molotovi ndërsa disa makinave e ndërtesave u është vënë zjarri në qytetin gjerman të Hamburgut, ku liderët botërorë janë mbledhur për bisedime këtë të premte.

Policia ka kërkuar përforcime pasi me mijëra protestues kanë zbritur në rrugët e Hamburgut duke shkaktuar kaos.

Zonja e Parë e SHBA, Menalia Trump raportohet se ka mbetur e bllokuar brenda dhomës së hotelit ku po qëndronte, ndërsa disa prej liderve botërorë mbërritën me vonesë në Samitin G20, për shkak të protestave.

Bashkëshorti i saj, Presidenti Donald Trump u detyrua që të bënte një devijim të rrugës për shkak të rrëmujës së krijuar.

Pamjet e publikuara në internet tregojnë tym që del nga makinat, duke bërë që qyteti ku mbahet Samiti G20 të duket si zonë lufte.

Policia gjermane konfirmoi në mëngjes se stacioni i policisë ishte sulmuar, ndërkohë që mijëra oficerë kanë zbarkuar në rrugë për shkak demostratave të dhunshme.

Të enjten në mbrëmje, më shumë se 70 persona mbetën të lënduar në përplasjen mes policisë dhe anti – kapitalistëve në marshimin e quajtur “Mirëserdhët në ferr”, që shumë shpejt u shndërrua në kaos.

Këtë mëngjes, policia e Hamburgut përdori ujë për të shpërndarë bllokadën e krijuar nga protestuesit, përpara samitit./tvklan.al