Kapet “Banda e Dajtit” (19 Nëntor 1998)

Posta

Kapet “Banda e Dajtit” (19 Nëntor 1998)

10:36 19/11/1998

Një operacion blic i forcave policore të komisariatit nr 4 në Tiranë ka bërë të mundur kapjen e një prej bandave më të rrezikshme që vepronin në zonën e Dajtit. Katër djem të rinj janë arrestuar në vende të ndryshme nën akuzën e grabitjeve me armë në zona të ndryshme të Tiranës.

Policia ka bllokuar në banesat e tyre si prova materiale dhe një automatik si dhe këtë furgon të bardhë që sipas hetimeve rezulojnë të jetë kryer një pjesë e madhe e krimeve. Policia ka bërë të ditur se deri më tani janë vërtetuar rreth 10 grabitje që ky grup të rinjsh u ka bërë qytetarëve të ndryshëm duke u marrë kryesisht para dhe sende të tjera me vlerë./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi