Një tjetër rast i trafikut të emigrantëve është goditur në Korçë. Autoritetet sqarojnë se në pranga ka rënë Isuf Durmishllari, i cili u kap në Maliq, duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm.

24-vjeçari është kapur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, në Maliq, shtetasin e mësipërm, duke transportuar me mjetin tip “Renault” dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Siç shihet dhe nga një video e publikuar nga Policia e Shtetit, Durmishllari i kishte futur emigrantët në bagazhin e makinës.

Tashmë hetimet për ketë rast do të vijohen nga prokuroria dhe i riu akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim./tvklan.al