Një gomone e ngarkuar me 262 kilogramë kanabis u kap nga Guardia di Financa këtë të hënë në brigjet e Barit. Trafikanti ishte një i ri italian rreth 26 vjeç nga Brindisi.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi se gomonia me drogë me shumë mundësi ishte nisur nga Shqipëria, megjithatë ky detaj nuk përmendet në komunikatën e policisë italiane.

Nëse do të hidhej në treg, droga do të kapte vlerën e 3 milionë eurove.

Tv Klan