DrogePas sekuestrimit të rreth 800 kilogramëve hashash në gjirin e Prevezës, policia greke ka identifikuar personin që dyshohet se është koka e një rrjeti që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Greqisë.

Ai është një shqiptar 35-vjeçar, të dhënat për të cilin i janë përcjellë edhe autoriteteve shqiptare.

Bashkëpunëtorë të tij dyshohet të jenë dy shqiptarë të moshës 40 dhe 45 vjeç dhe dy shtetas greke, të cilët u arrestuan në flagrancë nga policia e Igumenicës.

Lënda narkotike u gjet dy ditë më parë në një ndërtesë afër bregut të Prevezës. Ajo ishte e ndarë në rreth 710 pako dhe kishte si destinacion tregun e vendit fqinj.