Katari ka njoftuar për programin e ri të vizave në këtë vend, i cili do të lejojë qytetarët nga 80 vende të botës të udhëtojnë pa viza.

Ky vendim ka synim rritjen e turizmit, pas dy muajve që ky vend është duke u përballur me bojkotin e vendeve fqinje arabe.

Qytetarët nga Evropa dhe vende të tjera, përfshirë, Libinë, Zelandën e Re, Afrikën Jugore dhe SHBA-në, do të mund ta vizitojnë Katarin, pa kërkesë për vizë.

“Sistemi i ri i vizave do të bëjë Katarin vendin më të hapur në rajon”,

ka thënë shefi i Autoritetit të Turizmit në Katar, Hassan al-Ibrahim, gjatë një konference për media në Doha.

Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara, kanë shkëputur marrëdhëniet me Katarin, duke e akuzuar për mbështetje të terrorizmit dhe lidhje të ngushta me Iranin.

Katari i mohon këto akuza.

Që nga fillimi i mosmarrëveshjes, Katari ka kërkuar ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike me vende jashtë Gjirit arab./REL