Fredi Beleri është shpallur kandidat zyrtar i partisë Demokracia e Re të Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për zgjedhjet për në Parlamentin Europian të 6 dhe 9 Qershorit.
Pavarësisht dënimit që po vuan kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës për korrupsion në zgjedhjet e fundit lokale, kjo nuk e ka penguar Mitsotakisin qe ta përfshijë të 41-tin në listën e kandidatëve për eurodeputet. Në sallë i pranishëm ishte i vëllai i Fredi Belerit.
Kjo lëvizje e Mitsotakis vjen në një kohë kur çështja “Beleri” u kthye në përplasje mes dy vendeve deri në institucionet e Brukselit dhe në Parlamentin Europian.
Fredi Beleri u dënua me dy vite burg për veprën penale të shitblerjes së votave, së bashku me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi nga Gjykata e Shkallës së Parë e GJKKO-së.
Për shkak të dënimit, ai nuk mundi dot të bëjë betimin për të ushtruar detyrën si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.
Sakaq, Mitsitakis ka përfshirë edhe një tjetër shqiptar me origjinë greke ne listën e kandidateve, e bëhet fjalë për ish-peshëngritësin Piro Dhima.
Tv Klan