Këngëtarja e njohur, Katy Perry pritet që të bëhet nënë brenda një kohe shumë të shkurtër.

Katy është në pritje të një vajze, ndërsa së fundmi e emocionuar ka ndarë me ndjekësit e saj edhe dhomën ngjyrë rozë të foshnjes.


Do t’ju tregojë pak dhomën e bebit. Gati? Vetëm pak, vetëm diçka të vogël. Kam varur disa rroba në mur, është një dhomë e vogël rozë”, shprehet Katy në videon e e publikuar në rrjetet sociale.

Në një interviste për ‘Et Canada’, këngëtarja zbuloi që emri që i pëlqen për vogëlushen që pritet të sjellë në jetë është Harley, por ende nuk e ka vendosur.

Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se dëshiron të ketë shumë fëmijë të tjerë./tvklan.al