Katy Perry sjell videoklipin  e saj  të ri e frymëzuar nga shekulli i 18-të.

Këngëtarja  është e veshur si Marie Antoinette, e duhet të bëhet gati për takimin me shoqëruesin e saj të cilin nuk e pëlqen.

Kënga e titulluar “Hey Hey Hey”  është pjesë e albumit të saj ‘Witness” për të cilin po  bën tur në shumë  vende të botës.

Katy thotë se kjo këngë është edhe e ëmbël edhe tronditëse njëkohësisht. Për më tepër është dhe  kënga e preferuar  e albumit.

Ky videoklip vjen menjëherë pas  këngës “Swish swish”, ku Katy Perry së bashku me Nicki Minaj kanë  thyer rrjetin me klikimet dhe komentet që kanë marrë.

Burimi: Klan Plus