Në radiot e Britanisë në shekullin e 21, ka pasur një këngë që është transmetuar më shumë se çdo hit tjetër.

Balada e grupit “Snow Patrol”, “Chasing Cars” kryeson klasifikimin si më e dëgjuara e shekullit. “PPL”, kompania që merret me licencat muzikore, publikoi të dhënat ku në vitin 2006, kjo këngë arriti të jetë e gjashta në klasifikim dhe e 14-ta si kënga më e shitur e vitit.

“Chasing Cars” suksesin e pati vite më vonë, pas lançimit të saj në albumin e vitin 2006 të grupit britanik. Ajo u bë kolonë zanore e shumë emisioneve, por dhe filmave, një ndër më të njohurit ishte dhe seriali “Grey’s Anatomy”.

Në listën e “PPL”-së, vendin e dytë e zë  “I Got A Feeling” e “Black Eyed Peas”, e ndjekur nga “Happy” e Pharrell Williams.

Klan Plus