Protagonist i natës së shtatë të spektaklit “Këngët e Shekullit” ishte një nga këngëtarët më të spikatur të muzikës popullore, Bujar Qamili.

“Po ti c’a i ke thanë dikujt” dhe “Si t’ia bëj unë i ngrati” ishin dy këngë shkodrane me të cilat Bujar Qamili çeli mbrëmjen dhe bëri publikun të kërcejë.

Dorina Garuci fituesja e parë e “Gjeniut të Vogël” ishte e ftuara e parë në natën shtatë ku interpretoi krah këngëtarit Qamili këngën “Ma ke gishtin për unazë”.

“Unë ty moj të kam dasht” ishte kënga e radhës që interpretoi këngëtari për të cilën tha se është ndër këngët e tij preferuara.

Enriketa Kuqani ishte një tjetër e ftuar në “Këngët e Shekullit” e cila interpretoi këngën “Shkoj e vi fluturim si zogu” duke vijuar më pas me këngën “Lule të bukura sjell pranvera” në duet me protagonistin e natës së shtatë.

Mbrëmja vijoi më tej me këngën “Maraku i shkretë” dhe “Kaçurrelat”.

Drita Qamili bashkëshortja e këngëtarit Bujar Qamili ishte e ftuara speciale e mbrëmjes e cila interpretoi për herë të parë publikisht krah bashkëshortit këngën “Martesa”.

“Hajde me shuplakë” ishte një tjetër këngë që interpretoi këngëtri i cili më pas ftoi në skenë këngëtaren Violeta Zefi e cila interpretoi këngën “Kur e përcolla ylberin”.

“Kush niset me bo sevda” dhe “Qenke veshur me të bardha” ishin këngët e radhës me të cilat Bujar Qamili vijoi mbrëmjen.

Mukades Çanga ishte një tjetër e ftuar në natën shkodrane e cila interpretoi këngën “Hajde moj manushe”.

“Eja eja luleborë” ishte një tjetër këngë që interpretoi këngëtari për të vijuar më tej me këngën “M’u ke guri që bën xixa”.

Grupi i burrave “Karajfilat që ka Shkodra” mbyllën mbrëmjen e shtatë të edicionit të katërt të spektaklit “Këngët e Shekullit” të cilët së bashku me Bujar Qamilin interpretuan një putpuri shkodrane.

 /tvklan.al