Adam Levine ka një tatuazh të ri të çmendur që mbulon të gjithë këmbën e tij dhe tha se projektit të dhimbshëm iu deshën 13 orë për t’u përfunduar.

Vokalisti i grupit Maroon 5, postoi një video ‘timelapse’ të tij duke realizuar tatuazhin nga artisti i tatuazheve me bazë në Kaliforni Bill Canales në Instagram të hënën.

“13 orë më vonë …”, nënshkroi Levine në video.

Arti i këmbës së Levine fillon në kyçin e këmbës dhe shtrihet deri në kofshë e në ijë.

Në një postim në Instagramin e tij, Canales i cili është i specializuar në tatuazhet me ndikim japonez, shtoi se Levine ishte “një luftëtar i vërtetë”.

Levine është shprehur në lidhje me dashurinë e tij për tatuazhet në të kaluarën, duke thënë për People në 2013 se, “Tatuazhet me kalimin e kohës marrin një trajtë të çuditshme historie apo busulle. Ato gjithmonë më kujtojnë këtë udhëtim të gjatë, të çuditshëm dhe të mrekullueshëm që ka qenë jeta.”/tvklan.al