Një mësues homoseksual në një shkollë djemsh në Zimbabwe ka dhënë dorëheqjen pas kërcënimeve me vdekje dhe presionit nga prindërit e nxënësve. Ai u inkurajua ta bënte këtë pasi një gazetë në Zimbabwe po planifikonte të publikonte homoseksualitetin e Neal Hovelmeier.

Disa prindër kërcënuan se do të kërkonin masa ligjore kundër tij në një shtet ku aktet homoseksuale janë të paligjshme. 

“Unë nuk do të dorëzoj veten time në një gjyq turpi”

, Hovelmeier shkroi në letrën e tij të dorëheqjes.

Mësuesi, i cili kishte punuar në shkollë për 15 vjet, kërkoi falje që ka shkaktuar ankth prej zbulimit të seksualitetit të tij, duke thënë se që nga ajo kohë ai ka marrë kërcënime me vdekje, si edhe kërcënime për sulme mbi të dhe për kafshët e tij shtëpiake. Ai shkroi se ish-studentët e tij i kishin thënë se ndiheshin të frikësuar në mes të një atmosfere homofobie.

Çështja e të drejtave të homoseksualëve është një temë sensitive brenda shoqërisë konservatore të Zimbabwe-së. Komuniteti homoseksual i Zimbabwe është i vogël dhe anëtarët e komunitetit e manifestojnë seksualizmin e tyre në fshehtësi./tvklan.al