Autoritetet policore në Durrës bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë të 31-vjeçarit Fatjon Iljaz (Nina), banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Në një njoftim për mediat, thuhet se “arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Barit, Itali, ka lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit drejt Italisë./tvklan.al