Kërkoi ta puthë Valbona Selimllari, Ermal Mamaqi nxjerr nga studio velinën (Video)

Kërkoi ta puthë Valbona Selimllari, Ermal Mamaqi nxjerr nga studio velinën (Video)

22:12 08/06/2019

Ashtu siç edhe është traditë në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan, velina Belinda Dragoti bën një pyetje të sikletshme për personazhet e ftuar.

Mbrëmjen e sotme duket se velina ia doli mbanë të vërë në siklet ish-Misin Valbona Selimllari.

Në mes të intervistës velina hyri në studio dhe pyeti Selimllarin nëse ka puthur më parë një grua. Ajo u përgjigj duke thënë, jo dhe menjëherë Belinda i kërkoi të ishte ajo e para femër që do të puthte ish-missi. Pas kërkesës së saj, Mamaqi ngriti në krahë velinën dhe e nxori nga studio.

Ermal Mamaqi: Unë them që të mbështetesh mirë tani Valbona…

Valbona Selimllari: Ermal kemi mjaftueshëm eksperiencë… Jemi të vaksinuar.

Belinda Dragoti: Pyetje eksperience është edhe kjo… Pyetja ime me spec është: A ke puthur ndonjëherë ndonjë femër?

Valbona Selimllari: Jo. Preferoj marrëdhënien mes një mashkulli dhe një femre, por nuk paragjykoj jetën e askujt.

Belinda Dragoti: Unë sot do vij me dy pyetje. A mund ta kem unë ekskluzivitetin të jem e para?

Menjëherë pas pyetjes së dytë Ermali ngriti në krahë Belindën dhe e nxori nga studio, ndërkohë që Selimllari shtoi se ajo ishte në rolin e saj dhe e luajti bukur.

“Në fakt vajza është në rolin e saj dhe bravo i qoftë e luajti bukur”, shtoi Selimllari./tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi