Këshilltarja për media e Presidentit të Serbisë, Suzana Vasileviç, është shprehur se nuk është marrë ende vendimi për zhvendosjen e ambasadës së Serbisë nga Tel Avivi në Jerusalem.

Në një deklaratë për mediat vendase, Vasileviç u shpreh se do të shihet se si do të zhvillohet situata dhe si do të sillet Izraeli e më pas do vendoset.  “Tani për tani, nuk kemi pranuar asgjë, asgjë nuk është nënshkruar”, shtoi ajo.

Zhvendosja e ambasadës së Serbisë nga Tel Avivi në Jerusalem është një nga pikat e marrëveshjes së firmosur mes Serbisë dhe SHBA-së në Shtëpinë e Bardhë, për normalizimin ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës.

Nga ana tjetër marrëveshja e Uashingtonit detyron dhe Kosovën dhe Izraelin që të njohin njëra-tjetrën e të vendosin marrëdhënie diplomatike./tvklan.al