Kim Kardashian pozon e zhveshur në promovimin e koleksionit të parfumeve

Ylli i ‘Kepping Up With The Kardashians’, Kim Kardashian ka promovuar koleksionin e parfumeve të “Essential Nudes”. Ajo është zhveshur pothuajse e tëra në postimet e fundit sociale me fotot e saj bombastike. Fotot provokuese ajo i ka shoqëruar me një mbishkrim.

“Prezantimi i @kkwfragrance. Doja të krijoja një koleksion që isha unë. Më pëlqen gjithçka në lidhje me këtë koleksion, nga shishet e lëmuara nudo e deri tek çdo aromë unike. Të katër aromat janë të këndshme dhe femërore, por shumë të veçanta dhe të ndryshme nga njëra-tjetra. Jam shumë e emocionuar që të gjithë të përjetojnë këto aroma të reja!”

Ndërkaq, tensionet mes saj dhe reperit amerikan Kanye West janë ulur pasi ata mbeten “miq të mirë” për të mirën e katër fëmijëve të tyre.

Kujtojmë, se kohët e fundit Kim po përflitet shumë për marrëdhënien e saj me Kanye West. Nga ndarja, te marrëdhënia e  tyre e deri te mënyra si po i rrisin fëmijët e tyre pas divorcit, Kim ia del gjithnjë të jetë në qendër të vëmendjes.

Klan News