Kim Kardashian merr një vendim për fotot e saj

Kim Kardashian https://www.instagram.com/p/CQBlFehADxl/ Credit: Kim Kardashian/Instagram



Kim Kardashian merr një vendim për fotot e saj

08:20 18/06/2021

Kim Kardashian nuk do të ndalojë së postuari foto të nxehta kur të jetë avokate, por do të ketë limite.

Kur nisi rrugën e avokatisë, ajo vendosi të tërhiqej nga fotot identifikuese provokuese në Instagram. Por pasi e mendoi edhe njëherë, bukuroshja 40-vjeçare kuptoi se i pëlqen të shfaqë pak lëkurë aty-këtu, edhe kur të diplomohet si avokate.

E kam menduar. Më pas mendova që mund t’i bëja të gjitha. Mund të isha kushdo që do doja”.

Kim Kardashian është shprehur se sa çliruese është për të dojë trupin e saj dhe t’ia shfaqë këtë botës. “Jam 40 vjeçe, në formën time më të mirë dhe nëse dua të postoj një foto me bikini ndërsa studioj, do ta bëj. Ka diçka të fuqishme në këtë”.

Megjithatë, tani që ajo është mamaja e katër fëmijëve tregohet më përzgjedhëse ndaj postimeve të saj në rrjetet sociale. Kim ka vendosur të ruajë disa kufij në mënyrë që fëmijët e saj të mos ndihen në siklet në të ardhmen./tvklan.al





Të ngjashme