Rita OraTë kesh mundësinë të ulesh pranë bukuroshes me origjinë shqiptare, Rita Ora do të ishte një kënaqësi shumë e madhe, por kjo nuk vlen për Kim Kardashian, e cila në eventin MTV VMAs, të mbajtur më 24 Gusht, refuzoi të ulej pranë këngëtares 23 – vjeçare.

Arsyeja? Sipas amerikanes TMZ ky mospëlqim lidhet me historinë që Rita ka patur me vëllain e Kim, Rob Kardashian.

Sipas TMZ, 33- vjeçarja akuzon yllin e hitit “I Ëill Never Let You Doën”, se është tallur me vëllain e saj.

Burime për këtë ëebsite treguan se Kim zbuloi se do të ulej pranë Ritës kur mbërriti në event.

Ndaj ajo i kërkoi producentëve që ta zhvendosnin, me justikimin se nuk dëshironte të kishte asnjë kontakt shoqëror me këngëtaren.

Nga ana saj Rita qëndronte e ulur krah dizajnerit Jeremy Scott dhe yllit të muzikës Gwen Stefani.

E. Kalaja