Kim Kardashian po shijon pushimet në ishujt e Karaibeve dhe nuk ka nguruar të postojë foto të ndryshme. Megjithatë, një postim i saj ka shkaktuar reagime të forta në internet. Zakonisht janë format mbresëlënëse trupore të 43-vjeçares ato që tërheqin vëmendjen e ndjekësve të saj në postime të ngjashme, por këtë herë shumë nga komentet u fokusuan tek diçka tjetër, fakti që ajo bën zhytje në ujë shumë të cekët.

“A e goditi kokën?”, pyet një fans i shqetësuar. “Ku po shkon për zhytje?”, pyet një tjetër dhe këto janë vetëm disa nga komentet e bëra nga ndjekësit.

Përveç zhurmës që shkaktoi në rrjetet sociale për zhytjen e çuditshme, fotot e Kim-it në ujërat e kristalta në Karaibe u kujtuan shumë njerëzve momentin e saj viral nga viti 2011, kur ajo shpërtheu në lot pasi humbi një vath prej 75,000 dollarësh gjatë pushimeve në Bora Bora.

Klan News