Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve i ka gjetur sindikatat e arsimtarëve në protestë për të kërkuar paga më të mira, cilësi dhe investim në arsim dhe përmirësim të kushteve të punës. Ata kanë marshuar nga Muzeu Kombëtar në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Arsimtarët kanë paralajmëruar dhe grevë të pjesshme nëse zëri i tyre nuk dëgjohet. Ndërkohë që thonë se pa paga dinjitoze nuk mund të ketë arsim cilësor.

Veç mësuesve, protestë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve u zhvillua edhe nga Unioni i Sindikatave të Shqipërisë dhe Koalicioni për të Drejtat në Punë, të cilët marshuan nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë. Në këtë ditë edhe ish-minatorët kërkuan miratimin e statusit të minatorit.

Me rastin e kësaj dite edhe Konfederata e Sindikatave zhvilloi një protestë në rrugësn e Rinasit, më sloganin “Mos u largoni Atheu ka nevojë për ju”, ku si synim ishte senzibilizimi i të rinjve që të mos largohen nga vendi.

Klan News