Alex Rodriguez ka pëlqimin e 65-vjeçares  Kris Jenner

Kim Kardashian po përflitet për një romancë të re me Alex Rodriguez, ish-partnerin e Jennifer Lopez.

Sipas britanikes “Mirror” thuhet se Kim është inkurajuar dhe bindur nga nëna e saj Kris Jenner.

Ata kanë komunikuar shumë. Është akoma herët por ata të dy duken perfekt për njëri-tjetrin, dhe Kris me të vërtetë po e inkurajon Kim t’i japë Alex një shans. Ajo mendon se ata mund të bëhen çifti i ri i artë i Amerikës“, bëjnë me dije disa burime pranë tyre.

Dyshja kanë qenë në kontakt muajt e fundit dhe po mendojnë seriozisht për një lidhje, duke marrë parasysh që Kim është në kërkim të dikujt që mund ta mbështesë atë kur bëhet fjalë për statusin dhe financat.

Bukuroshja ka bërë  kërkesën për divorc nga reperi Kaney West  pas shtatë vitesh martese në muajin  Shkurt.

Ish-çifti kanë kërkuar kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të katër fëmijëve të tyre.

Klan News