Manovrat u zhvilluan si hakmarrje kundër vizitës së politikanes amerikane Nancy Pelosi

Ndërsa manovrat ushtarake të Kinës përreth Tajvanit përfundojnë, ushtria popullore njoftoi se do të vijojë të kryejë stërvitje të reja ushtarake në Detin e Verdhë dhe Detin Bohai.

Stërvitjet rreth Tajvanit erdhën si përgjigje ndaj vizitës që realizoi në ishull udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, NancyPelosi. Sapo Pelosi u largua nga ishulli, ushtria kineze filloi një bllokadë në shkallë nga deti dhe ajri.

Pekini e ka konsideroi vizitën e Pelosit në Tajvan si “provokim skandaloz”.

Pelosi është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton ishullin në 25 vjetët e fundit.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se Pelosi ka pasur “çdo të drejtë” për të shkuar në Tajvan dhe se masat e Kinës janë “në thelb të papërgjegjshme”.

Ndonëse SHBA-ja nuk e njeh zyrtarisht Tajvanin, ajo mban lidhje të forta me ishullin, duke përfshirë shitjen e armëve me qëllim mbrojtjen territoriale.

Tajvani ka akuzuar Kinën se është duke simuluar pushtimin e ishullit, të cilin Pekini e konsideron territorin e vet.Por Tajvani vetëqeveriset dhe e konsideron veten të ndarë nga Kina komuniste.

Klan News