Kina për herë të parë në Mars

China National Space Administration (CNSA) released images of its Mars mission. This image of the lander was taken by the Zhurong rover.



Kina për herë të parë në Mars

17:40 11/06/2021

Zbarkon në planetin e kuq, vendi i dytë pas SHBA që kryen një mision të tillë

Sipërfaqja shkëmbore e mbuluar nga pluhuri e Planetit Mars është vizituar për herë të parë nga flamujt kombëtarë kinezë.

Administrata Hapësinore Kombëtare kineze ka zbuluar 4 foto nga Planeti i Kuq,  përfshirë edhe njërën ku duket sonda e saj.

Roveri i njohur me emrin Zhurong vendosi një kamera 10 metra nga platforma ku shkrepi disa foto mbresëlënëse. Pas 3 muajsh orbitimi në planetin e kuq, Kina bëhet kështu vendi i dytë pas SHBA që kryen një mision të tillë.

Roveri me 6 rrota po survejon në një zonë të quajtur Utopia Planitia, me qëllimin për të gjetur ujë ose akull, shenja këto që do tregonin nëse ka pasur jetë ose jo në Mars.

1.85 metra i lartë, Zhurong është shumë më i vogël se roveri amerikan që po e eksploron planetin me një helikopter të vogël. NASA pritet të mbledhë materialet e para në muajin Korrik, për t’u rikthyer në Tokë në vitin 2031.

Klan News





Të ngjashme