Qeveria kërkon të zgjerojë fushatën e imunizimit dhe deri në shtator 80% e popullsisë do të jetë e vaksinuar

Për të zgjeruar fushatën e vaksinimit Italia do të vendosë në dispozicion kishat dhe muzetë në mënyrë që të vaksinohet popullsia.

Në Venecia autoritetet kanë vendosur që të kryejnë vaksinime edhe në gondola. Rreth 100 të moshuar që jetojnë në ishullin e vogël Sant’Erasmo, në lagunën e Venecias, kanë marrë dozën e parë të vaksinës Moderna dhe AstraZeneca.

Në Napoli, në Italinë e Jugut, nga ana tjetër, disa muze do të përdoren për të gjithë ata që duan të marrin një dozë të parë vaksinës.

Në Siçili fushata e vaksinimit do të zhvillohet në kisha katolike dhe famulli. Siçilianët mund të marrnin pjesë në ritualet e kishës dhe të vaksinohen në të njëjtën kohë. Italia ka vendosur si objektiv që të vaksinojë të 80% të popullsisë deri në shtator. Deri më tani, më shumë se 11 milionë doza janë administruar në vendin me 60 milionë banorë.

Ndërkaq masat kufizuese do të qëndrojnë deri në 30 Prill. Jo vetëm personat që hyjnë në Itali nga vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian por edhe nga shtetet e unionit do të duhet të qëndrojnë në karantinë 5 ditore dhe do të bëjnë dy tamponë, një në hyrje dhe tjetri në përfundim të karantinës.  Italia numëron 3.7 milion të infektuar nga ku 111 mijë kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

Klan News