Një vit më parë tradhtia e basketbollistit Tristan Thompson i bëri ish-partneres së tij Khloe Kardashian ishte kryefjala e mediave rozë.

Ai u kap duke puthur në një festë në shtëpinë e tij mikeshën e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods. Kjo bëri që edhe Kylie Jenner të ndërpriste shoqërinë e saj me Jordyn.

Mirëpo edhe pse ka kaluar kohë, duket se marrëdhënia mes Tristian  Thompson dhe Khloe ka ndryshuar. Basketbollisti kalon një pjesë të madhe të kohës në shtëpinë e yllit të “Keeping Up With The Kardashian”, duke qëndruar me të voglën e tij True.

Sipas mediave rozë, përkushtimi i ish-partnerit e ka bërë 35-vjeçaren ta harrojë periudhën e keqe që kaloi. Ende mbetet e paqartë nëse mes dyshes ka diçka më shumë apo për momentin po qëndrojnë vetëm miq./klanplus