“Klub nate hallall”

“Klub nate hallall”

23:30 14/06/2019

Në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite, aty ku ligjet janë shumë të rrepta dhe shoqëria ka disa norma që duhet t’i zbatojë, ka ndodhur pikërisht e kundërta. Është hapur një “klub nate hallall” dhe për çudi ka qenë i mbushur plot me njerëz që kanë zgjedhur të dëfrehen nën ritmet e muzikës së këngëtarit amerikan Ne-Yo.

Megjithatë “Klubi i natës hallall” nuk ka marrë miratimin e autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit në Arabinë Saudite, (GEA). Në një postim në Twitter, thuhet se hapja e “Projekti X” siç ata kanë zgjedhur ta quajnë është pa leje, madje kanë shkelur ligjet islamike. Sipas këtij institucioni për objektin kanë mësuar përmes rrjeteve sociale, nga fotot dhe videot, ndonëse fotografimi ishte i ndaluar.

“Klubi i natës Hallall” thuhet në mediat saudite-nuk ka asnjë ndryshim nga klubet e natës në Dubai dhe Bejrut, madje nuk lejohet as alkooli, por nga videot në rrjetet sociale shohim që ndodh e kundërta. Lokali  hapet në orën 22:00 dhe mbyllet ne 3 të mëngjesit. Çmimet e biletave variojnë nga133 deri 266 dollarë amerikanë.

Klan Plus
Të ngjashme
Kolegji Profesional AKSHI