Shkak, mungesa e tifozëve në stadiume

Futbolli europian u ndal për më shumë se vit për shkak të emergjencës Covid, duke lënë bosh stadiumet.

Vetëm kohët e fundit stadiumet u hapën gradualisht duke respektuar normat e sigurisë. Për momentin Premier League lejon kapacitetin e plotë, ndërsa Bundesliga e Serie A me 50%.

Por humbjet për shkak të mos lejimit të spektatorëve për klubet ishin të larta. Një studim i shoqërisë audituese KPMG zbulon një humbje prej 2,5 miliardë Eurosh.

Kampionati më i goditur ishte ai gjerman. Ndeshjet e Bundesliga kishin një mesatare shikueshmërie prej 42 mijë tifozësh para Covid. Humbjet përllogariten në 157 milionë Euro nga biletat e pashitura si dhe mungesa e ofrimit të shërbimeve të tjera në ditën që zhvillohen sfidat.

Me ligave që e pësoi më pak ishte Ligue 1 e Francës, 48 milionë Euro. Nga klubet që humbën më shumë ishin Barcelona dhe Real Madrid respektivisht me 39 e 35 milionë Euro.

KPMG sinjalizon se rimëkëmbja do të jetë e ngadaltë, pasi ka ende kufizime në numrin e spektatorëve, por edhe në shërbimet që ofrohen në impiantet sportive përfshi ushqimet.

Tv Klan