Një foto ku këngëtarja Greta Koçi dhe motra e saj Eni Koçi shfaqeshin gjatë pushimeve krah kryeministrit Edi Rama u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u komentua gjatë.

Kjo edhe për faktin se këngëtarja Greta Koçi prej vitesh ka qenë nënkryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Por sot këngëtarja e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan foli rreth këtij takimi. Ajo tha se vijon të mbetet mbështetëse e PD, por shtoi se kryeministrin i kishte lënë përshtypje mjaft pozitive teksa e quajti atë një artist të vërtetë.

Ermal Mamaqi: Ç’ne që u bëre me Edi Ramën?

Greta Koçi:

S’jam bërë me Edi Ramën.

Ermal Mamaqi: Po një foto që bëtë ju në plazh ç’ishte?

Greta Koçi:

Unë kam qenë e djathtë dhe vazhdoj të mbetem, nuk e ndryshoj këtë. Zotin Rama e kemi takuar rastësisht, ishte bashkë me bashkëshorten dhe djalin e tij. Më ka bërë shumë përshtypje ana e tij njerëzore dhe këtë po e them publikisht. Ishte shumë i dashur dhe i sjellshëm, artist i vërtetë. Që pas atij takimi gëzoj një respekt të veçantë për të nga ana njerëzore.

Ermal Mamaqi: Do ti që do më shumë demokratët se sa socialistët ai…

/tvklan.al