Operacioni që zbuloi sasinë e kokainës në portin e Durrësit po vijon, Gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi, raporton nga vendi i ngjarjes se në portin e Durrësit kanë shkuar prokurorët e SPAK dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.

Po ashtu bëhet me dije se policia po vijon kontrollet në konteiner me qen anti-drogë për të verifikuar nëse ka më kokainë në brendësi të tij.

Për drogën e sekuestruar në port është ndaluar një prej administratorëve të “Masabi Fruits”, Klajdi Xibraku dhe është shpallur në kërkim administratori tjetër Erion Peti.

Nga ana tjetër forca të shumta policie po vijojnë kontrollet në ambientet e kompanisë “Masabi Fruits”./tvklan.al