Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë E.A., 28 vjeç, dhe T.Ç., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, M.U., 31 vjeç, D.G., 20 vjeç dhe E.Rr., 21 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në mjetin “Volkswagen” që qarkullonin këta persona policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 doza lëndë narkotike kokainë, automjetin me të cilin qarkullonin dhe 2 aparate celuar.

Vijojnë hetimet për zbulimin dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./tvklan.al