Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Buxheti i shtetit duhet të hartohet dhe menaxhohet sipas një ligji të ri për të shmangur mungesën e transparencës dhe abuzimet me fondet. Gjatë diskutimit të buxhetit faktik të vitit 2003, deputetët e komisionit të ekonomisë i kanë kërkuar Ministrisë së Financave përshpejtim të hartimit të ligjit të ri për buxhetin, që sipas premtimeve duhet të kishte mbërritur në parlament që në korrik.

Ridvan Bode: “Ne vazhdojmë të mbetemi me të njëjtin mënyrë administrimi të buxhetit, e cila është jo transparente dhe lë shteg për abuzime. Unë nuk e di nëse qeveria mendon qeverisjen e saj komode dhe të pakontrolluar të pa normuar nga ana e Kuvendit, si rrugëdalje nga problemet e mëdha që ka dhe që përballet vetëqeverisja sot.”

Adriana Berberi: “Unë nuk mund të ribëjë një premtim tjetër, pavarësisht se në angazhimet që kemi brenda Ministrisë së Financave dhe në obligimet që ka marrë ministri i financave, duhet t’a përfundojmë brenda dhjetorit të këtij viti.”

Një ligj i ri për buxhetin duhet të përfshijë sipas deputetëve, raportimi më të shpeshta, detajime në rrethe për investime publike, si dhe detaje të mëtejshme për përdorimin e shpenzimeve dhe të ardhurave në buxhet./tvklan.al