Komisioni i Ekonomisë kërkon taksë “zero” për pagat deri në 40 mijë Lekë

Ministri Ahmetaj: Ështe gabim fiskal, jam absolutisht kundër!

Edhe pse opozita nuk është ulur ende këtë sesion parlamentar në karriget e Komisionit të Ekonomisë, nuk munguan debatet mes vetë deputetëve të mazhorancës gjatë diskutimit të ligjit të për tatimin mbi të ardhurat. Socialistët kërkuan që qeveria të bëjë 0 tatimin për pagat deri në 40 mijë lekë, në kohën që sot pa taksa është niveli deri në 30 mijë lekë.

Por ministri i Financave tha se nuk është dakord me këtë propozim, duke e quajtur gabim fiskal.

Megjithatë deputetët e Komisionit të Ekonomisë insistuan pasi sipas tyre do të përfitojnë 70 mijë të punësuar me paga të ulëta. Tonet u ashpërsuan deri aty, sa vetë socialistët akuzuan se gabim apo favorizim fiskal është ulja e tatimit mbi dividentin.

Shifra e tatimit të pashpërndarë të biznesit, i cili njihet ndryshe me fjalën divident, gjatë 3 viteve të fundit ka arritur sa 2/3 e buxhetit të shtetit, 393 miliardë Lekë.

Deputetët e Komisionit të Ekonomisë kundërshtuan edhe logjikën që tatimi për dividentin e akumuluar në vitet kur taksa ishte 15%, të tatohet vitin e ardhshëm me 8%, pasi merr ngjyrat e një amnistie fiskale, ndërsa propozuan që ky tatim të bëhet 0 për kapitalin që riinvestohet.

Këto kërkesa tashmë do të marrin përgjigje në seancën plenare, kur paketa fiskale të votohet nen për nen.

Tv Klan

Kategori
EkonomiTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*