Komiteti i Ekspertëve mblidhet për mësimin online



Komiteti i Ekspertëve mblidhet për mësimin online

19:51 21/01/2021

Mjekët bien dakord që nuk është koha për mësim në auditorë

Në takimin me ministren e Arsimit, Evis Kushin, kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli deklaroi se vendimi për të vijuar mësimi online për universitetet nuk ishte vendim i lehtë, por është marrë në të mirë të studentëve, familjeve të tyre dhe shëndetit publik.

“Konviktet mund të shndërrohen në vatra të sëmundjes. Tirana ka numrin më të lartë të rasteve. Shumica e universiteteve janë në Tiranë. Ardhja e studentëve dhe më pas shkuarja në shtëpi bën që të shpërndahet infeksioni.

Nuk ishte vendim i lehtë për t’u marrë. Pas diskutimeve të shumta në mënyrë unanime vendosëm që ta vazhdojmë edhe pak këtë sepse është në të mirë të shëndetit të vetë studentëve, të të afërmve të tyre dhe të shëndetit publik. Një vendim i ngjashëm është marrë në shumë vende të botës.”

Gjate bisedës me mjekët, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se mësimi online në universitete do të vazhdoje dhe se ai është marrë pas konsultimit me ekspertët

Ne vlerësojmë rekomandimet tuaja, që lidhen me situatën në tërësi, por sidomos në lidhje me arsimin. E kuptoj shumë mirë situatën e studentit, pedagogut dhe të çdo universiteti, por mirëkuptoj edhe problematikat e shqetësimet, që janë imponuar nga situata e pandemisë. E rëndësishme është ruajtja e shëndetit”.

Mjekja Najada Çomo u shpreh se ishte me mirë me auditorët bosh sot dhe spitalet nesër pa pacientë, se sa një situatë alarmuese të pandemisë.

“Shifrat e personave të sëmurë në këtë periudhë 11 mujore janë bërë evidente çdo ditë. Janë 4 mijë persona që janë shtruar në spitalet 1, 3 dhe 4, që nga dita e parë dhe deri sot. Brezi i studentëve janë një portë hyrje për të dërguar virusin brenda familjeve të tyre. Detyrimi ynë është që në fund të fundit, duhet të japim mesazhin që bërja e punës të vijojë. Më mirë të kesh auditorë sot bosh dhe spitalet nesër bosh”.

Tv Klan






Të ngjashme