Kompania e mirënjohur elektronike, Samsung ka vendosur të vijë me një risi teknologjike.

Është bërë e ditur se kompania ka filluar prej tre muajsh përgatitjet për një televizion të ri, të cilin mund ta kontrollojnë njerëzit me anë të trurit.

Këtë vendim Samsung e kishte marrë pasi shumë njerëz janë me aftësi të kufizuar.

Tashmë janë duke u bërë përgatitje se si truri ynë reagon kur dëshirojmë të zgjedhim diçka apo të ndryshojmë p.sh kur zgjedhim një film apo kur ia ngrisim volumin televizionit etj.

Kompania po planifikon që në gjysmën e vitit 2019 ta testojë produktin në spitale ku qëndrojnë njerëzit me aftësi të kufizuara./tvklan.al