“Keqmenaxhimi i situatës prodhoi dëm financiar 350 mln dollarë”

Biznesi e përshëndet vendimin e qeverisë për kthimin në normalitet të aktiviteteve nga 1 Qershori dhe dhënien fund të masave kufizuese për shkak të Covid-19, por e quan të vonuar një hap të tillë.

Në një njoftim për mediat Konfederata e Industrive të Shqipërisë thotë se masat shtrënguese jopërpjestimore me shkallën e rrezikut real shëndetësor, kanë shkaktuar rritjen e paarsyetuar të faturës financiare në dëm të bizneseve, qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare në një periudhë afatgjatë.

Konfindustria thotë se krahasuar me vendet e  tjera të Rajonit, keqmenaxhimi i krizës ka prodhuar një dëm financiar në të paktën 350 milionë $ të llogaritur vetëm për muajt Mars-Prill 2020. Ndërsa në tërësi sipas vlerësimeve të kësaj përfaqësie të bizneseve, financiare e krizës Covid për ekonominë formale në muajt Mars-Prill është mbi 1.2 miliard $ dhe ekonominë reale mbi 2 miliard $.

Klan Plus