Një familje është sulmuar me sëpatë nga fqinji i tyre në Sarandë, për shkak të një konflikti të hershëm pronësie. Për pasojë një prej anëtarëve të familjes ka mbetur i plagosur rëndë në kokë. Autor i kësaj ngjarjeje është Gjon Marku, një 51 vjeçar banues në Borsh, i cili u arrestua nga policia.

“Mbrëmjen e djeshme, ky shtetas në vendin e quajtur “Kubovë-Shkallë”, Borsh, u ka dalë përpara fqinjëve të tij (pjestarëve të familjes së shtetasit M.Gj.) dhe pasi është konfliktuar më ta për motive të hershme pronësie i ka goditur me pjesën e pasme të sëpatës duke i lënë të dëmtuar”,

sqaron policia

.

I plagosur në gjendje të rëndë ndodhet M.Gj., pasi Marku e ka goditur disa herë në kokë duke e lënë të dëmtuar.

/tvklan.al