Veprimet kontroverse të Presidentit amerikan Donald Trump kanë ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me vazhdimin e fushatës së tij politike për zgjedhjet presidenciale të 3 Nëntorit.

Duke qenë se u diagnostikua pozitiv me Covid-19, dhe së fundmi la spitalin, ende nuk dihen mirë veprimet dhe hapat që ai do të ndjekë.

Por një zëdhënës i Shtëpisë e Bardhë, tha se Presidenti Trump dëshironte të vazhdonte aty ku e kishte lënë, këtë fundjavë, pavarësisht paralajmërimeve të mjekut që të anulohet çdo takim.

Ndërsa mjeku personal i Trump, Sean Conley, u shpreh se një lëvizje e tillë do të ishte e mundur pas daljes së rezultatit të testit të dytë.

Pak më vonë, nga zyra ovale, doli lajmi se mënyra si organizoheshin eventet mund të përbënte rrezik për të, kështu që shfaqja publike shtyhet për të hënën.

Kongresmenët demokratë thonë se këto sjellje të Presidentit Trump, dëshmojnë sa i paaftë është ai në gjykim. Madje kanë kërkuar të ngrenë një panel për të shqyrtuar nësë është në gjendje të marrë vendime ose jo.  /tvklan.al