Një konkurrente për Miss Francën u shtyp për vdekje nga traktori ndërkohë që lëvizte me biçikletë ,në një rrugë rurale të rajonit të Loire.

22-vjeçarja Morgane Rolland, e cila kishte dalë e dyta në konkursin Miss Looire 2017, mbeti e vrarë të premten e shkuar kur në tentativë për të shmangur një automjet përfundoi poshtë makinës bujqësore.

Biçikleta e saj, sipas asaj që shkruan DailyMail, u zu mes traktorit dhe një rimorkio plot me dru që po ecte mbrapsht duke e shtyrë të renë poshtë traktorit.

Të parët që mbërritën në vendngjarje ishin zjarrfikësit, të cilët e gjetën Rolland në arrest kardiak. Ajo u dërgua në spital me helikopter, por u shpall e vdekur sapo mbërriti.

22-vjeçarja ishte gjithashtu kandidate për Miss Rhone-Alpes 2018, që është një hap i rëndësishëm për t’u bërë pjesë e Miss France.

/tvklan.al