Tregjet dhe subjektet tregtare do të kontrollohen deri në ditën e fundit të vitit nga Polica Tatimore për të shmangur rritjet abuzive të çmimeve që sapo kanë nisur të shfaqen.

“Ne do të konstatojmë dhe do të evidentojmë të gjithë subjektet të cilët në mënyrë abuzive, në prag të festave, tregtojnë me çmime disa herë më të larta se çmimet normale që ata kanë tregtuar gjatë vitit 2004. Evidentimi i të gjitha pikave të tregtimit të fishekzjarreve, kontrolli i dokumentacionit të tyre, zhdoganimit të faturave, çmimeve të tyre si dhe kontrolli me standardet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe organeve të tjera kompetente.”

Kontrollet do të evidentojnë diferencat mes faturave të shitjeve dhe çmimeve aktuale dhe sipas tatimorëve, do të ketë rivlerësime të taksave dhe rritje të tyre në rast të aplikimit të çmimeve më të larta. Policia Tatimore e Tiranës planifikon të shtrijë kontrollet në të gjithë tregjet e shumicës dhe pakicës si dhe në restorantet e kryeqytetit. Shmangia e çmimeve abuzive do të jetë një sfidë e rëndë për tatimorët duke pasur parasysh mungesën e faturave të shitjes në shumicën dërrmuese të rasteve. /tvklan.al